Kanë përfunduar tashmë bastisjet në banesën e Fatmir Shehollit, i njëjti i cili u arrestua mbi dyshimet për spiunazh.

Pas arrestimit të tij, në aksionin e sotëm policia e prokuroria, shihen ndërsa sekuestrojnë prova materiale të gjetura në ambientet ku Sheholli vepronte, transmeton klankosova.tv.

Për arrestimin e Fatmir Shehollit njoftoi detaje edhe Prokuroria Speciale, ndërsa Klan Kosova u sjell edhe pamjet nga aksioni i bastisjes dhe sekuestrimet e provave nga vendbanimi i tij.