Gazetari Vehbi Kajtazi, pronar i mediumit “Paparaci”, ka reaguar pas arrestimit të kameramanit të këtij mediumi, Jetmir Muji, nga mbrojtja e afërt e presidentes Osmani.

Ai ka thënë se gazetari kishte shkuar te shkolla private ku shkollohen vajzat e presidentes pas ankesave se ka pengesa të vazhdueshme nga sjellja e truprojave, bllokimi i parkingut, kufizimi i lëvizjes.

“Gazetari ndodhej në terren sepse ne kishim marrë ankesa të shumta të prindërve, të nxënësve në një shkollë private, më e shtrenjta ndoshta në Kosovë, ku presidentja kishte dërguar vajzat e saj për shkollim. Shyqyr që i ka mundësitë me i dërgu atje, megjithatë sipas prindërve ka pengesa të vazhdueshme nga sjellja e truprojave, bllokohet parkingu, kufizohet lëvizja, dhe zyrtarët policorë enden nëpër shkollë ndonëse aty ka mësues, nxënës”, tha ai.