Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, i kishte shkruar letër bashkëshortes nga burgu, ku mbahej nga regjimi serb.

Gazetari Arsim Lani e lexoi në Frontal në T7 një letër që Buja, tash kandidat për kryetar të Lipjanit, ia uronte 8 marsin gruas së tij.

“Nuk do të heqim dorë nga gëzimet e jetës”, thuhej në një pjesë të letrës, leximi i së cilës sot e emocionoi Bujën.

“Realisht ne ishim përgatitur për rrugëtim të gjatë dhe e dinim me cilin pushtues kemi të bëjmë”, tha Buja.

“Kishim kohë që ishim përgatitur. E kemi pritë edhe arrestimin, edhe burgosjen. Madje kemi pritur që mund ta pësojmë edhe me jetë në burg”.