Labinot Latifi, shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, e ka sulmuar fizikisht një të moshuar në këtë qytet.

Klan Kosova mëson se incidenti ka ndodhur pas një përleshjeje mes dy fëmijëve, djalit të Latifit dhe nipit të të moshuarit.

Sipas një familjari të viktimës, si pasojë e sulmit, i moshuari ka përfunduar i përgjakur dhe ka kërkuar tretman mjekësor.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë në lidhje me rastin, por deri në këto momente nuk ka marrë një përgjigje.