PDK e ka marre seriozisht garen ne Fushe Kosove, duke futur ne listen zgjedhore me numrin 5 Valon Murselin si kandidat per asamble komunale. Murseli i diplomuar ne Filozofi dhe i njohur per aftesite e tij menaxheriale, synon që t’i sjellë Kuvendit Komunal frymën e një qasjeje profesionale e të orientuar drejt rezultateve dhe me veprime konkrete.
Rrahim Ternava kandidat i PDK-se per kryetar te Fushe Kosoves, duke pare potencialet qe ka Murseli e ka renditur ate ne top peseshen e Listes se PDK-se per asamble komunale.
“Valon Murseli, është numri 5 i listës tonë fituese të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës. Me vizion të qartë për qytetin ku jeton dhe vepron, Valoni synon që t’i sjellë Kuvendit Komunal frymën e një qasjeje profesionale e të orientuar drejt rezultateve dhe me veprime konkrete t’i kontribuojë avancimit të shërbimeve publike dhe krijimit të politikave lokale që promovojnë gjithëpërfshirjen dhe pasqyrojnë nevojat reale të komunitetit. Valoni, ka energjinë, përkushtimin dhe idete e qarta për një qytet ideal për qytetarët”, ka shkruar Ternava.















