Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar, dyshohet se një veturë ka goditur një biçikletë, mirëpo ende nuk është konfirmuar nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rrethanat dhe pasojat e mundshme të këtij incidenti.