Një serb është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pas tensioneve te “Mitrovica Jazz Days”.

Në pamjet e publikuara nga “Alternativna” shihet se gjatë arrestimit të personit në fjalë, disa persona kanë tentuar ta pengojnë policinë në arrestimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Disa minuta më herët, kryetari i Mitrovicës së Veriut u fye dhe u prit me fishkëllima te skena ku do të mbahet “Mitrovica Jazz Days”.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë në lidhje me ngjarjen dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.