Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi “jashtëzakonisht shqetësuese” se Gjykata Speciale ka pranuar prova nga departamenti i sigurisë shtetërore serbe në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Por, Osmani s’tregoi a do të marrë pjesë në protestën në protestën e 7 gushtit.
Presidentja Vjosa Osmani nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në protestën e 7 gushtit, e organizuar nga OVL e UÇK’së, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së, që po gjykohen në Hagë.
E pyetur specifikisht për këtë çështje gjatë konferencës për media, Osmani vetëm tha se duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat në mbrojtje të luftës së drejtë dhe çlirimtare të Republikës së Kosovës.
“Nuk ka asnjë përpjekje që mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të popullit të Kosovës. Duhet të gjithë ne, si institucione, si qytetarë, si popull, si komb, t’i bashkojmë forcat në mbrojtje të luftës së drejtë dhe çlirimtare të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.
Ajo e cilësoi si jashtëzakonisht shqetësuese faktin që Gjykata Speciale ka pranuar si prova dokumente nga MUP’i serb.
“Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funksionojë sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Republikës së Kosovës që të pranojë prova të cilat i prodhon shteti Serbisë. Është dëshmuar historikisht se çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe Ushtrisë sonë Çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një qëllim, pra që ta rishkruajnë historinë”, tha Osmani.
Osmani deklaroi se çdo institucion gjyqësor i krijuar nga Republika e Kosovës ka detyrim ligjor dhe kushtetues të funksionojë në përputhje me sistemin juridik të Kosovës, e jo të mbështetet në materiale të ofruara nga shtete që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve të saj.
“Mendoj që është jashtëzakonisht shqetësuese që cilado Gjykatë e krijuar nga Republika e Kosovës, e cila e ka detyrim ligjor e kushtetues që të funskionoj sipas sistemit juridik dhe rregullave juridike të Repbulikës së Kosovës, që të pranoj prova të cilat i prodhon shteti i Serbisë.
Është dëshmuar historikisht që çdo provë që e prodhon shteti i Serbisë, në veçanti kundër popullit shqiptar dhe kundër Ushtrisë tondë Çlirimtare, janë prova të falsifikuara të cilat kanë vetëm një synim – ta rishkruajnë historinë. E kam thënë qindra herë dhe po e përsëris edhe sot – nuk ka asnjë përpjekje e cila do të mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Ajo ka qenë një luftë për ta mbrojtur popullin e pambrojtur të Republikës sonë nga forcat gjenocidale të Millosheviçiqit. Është fakt i keq për të gjithë rajonin që akoma mbetje të Millosheviçiqit e udhëheqin Serbinë dhe pikërisht për shkak se ende mendësia e njëjtë të viteve të 90’ mbizotëron në Serbi, ata i përdorin të njëjtat metoda që i kanë përdorur edhe në vitet 90’.”















