Familjarët e viktimave pas aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit dhde dënimit të tij me 15 vjet burg për krime lufte në Prizren, e vlerësuan dënim të butë dhe kërkuan dënim të përjetshëm të Pleskoviqit, raporton Ekonomia Online.

“Ata duhet përjetë, ai po paraqitet që s’i kanë gju vëllaznitë e mij. Ai Milloshi është. Ai mi ka masakru vëllaznit. Pak osht ajo, shumë duhet, jo vetëm ai, krejtve. Ai i ka mytë krejtë. Nuk janë vetëm vëllaznitë e mij, nëna ime që sa vite është t’u kajtë. Duhet shumë. Pak osht drejtësia, nuk është në nivel, duhet më shumë”, tha familjarja e njërit nga viktimat shqiptare.