Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.A., për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan, raporton Klankosova.tv
Në njoftimin e Speciales, i njëjti akuzohet për veprat penale:
-Sulm ndaj personit zyrtar,
-Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm,
-Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge,
-Posedim i paautorizuar i armëve.















