Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk beson që është konsumuar afati prej 30 ditësh i paraparë nga Kushtetuta, pasi deputetët nuk kanë pasur rastin të votojnë ende.
Ai ka treguar se pas seancës ka pasur takim me presidenten, ku kanë shkëmbyer mendime dhe presidentja u interesua për zhvillimet e fundit, raporton Ekonomia Online.
“Me presidenten kemi pasur takim dhe thjesht kemi shkëmbyer mendimet pas seancës. Presidentja u interesua për zhvillimet, nuk ka asgjë më tepër.”
“Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesa nga deputetët për të gjetur një zgjidhje politike, dhe tash 30-ditëshi nuk është konsumuar. Më 26 qershor ka hyrë në fuqi, sot jemi në ditën e fundit, por deputetët e Kosovës nuk kanë pasur rastin të votojnë. Si të tillë, vlerësojmë që afati nuk është konsumuar.”














