“Ka qenë protesta “Ta varrosim dhunën”. Policia tha: lëshone rrugën. Baca Adem tha: lëshone ju”, tregon Behxhet Shala që ishte bashkë me Demaçin në këtë protestë në vitin 1992. Duke e parë situatën që mund të eskalonte, Zekeria Cana i kishte kërkuar Adem Demaçit që të shmangte përballjen me policët serbë, por Baca kishte vazhduar t’u bërtas policit që i kishte kërkuar të largohet nga rruga. “Hup ti! Ti ke ardhë këtu, ik prej këtuhit!”, ka treguar komunikimin e ashpër të Demaçit me policin e armatosur serb.
Shala në këtë rrëfim për Frontal në T7, tregon se policia u tërhoqën por jo Adem Demaçi. “Baca nuk u tërhoq. Për Bacën nuk ka pas tërheqje. Ai për vete nuk e ka pas problem, ai u mundu për me i kursye shokët”, tregon Shala në këtë intervistë në Frontal.















