xr:d:DAFuhD0avoI:2,j:6648841940793747075,t:23091512

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, transmeton klankosova.tv.

Sllavisha Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjekun Hafir Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Gjykatësja Namani-Hajra sipas Betimi për Drejtësi, tha se dënimi me burgim do të ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Ky gjykim është zhvilluar në mungesë.