Kanë marrë fund pyetjet dhe spekulimet rreth jetës private të këngëtares se dashur për publikun, Leonora Jakupi.
Këngëtarja e hiteve të shumta ka folur vet për statusin e ri, që e ka ndryshuar natën e Vitit të Ri të 2025, raporton PortaliMagazina.com
Si mysafire në një Podcast të Donika Tahirsylaj, ka folur haptas për vendimin e saj jetësor. “Po ka të reja në jetën time. Unë jam në një lidhje më shumë se 10 vite, një lidhje stabile, serioze. Me 31 Dhjetor kam nisur një kapitull të ri ne jetën time jam shumë e lumtur. Unë kam qenë heremtike. Kam zgjedh kështu se njejtë edhe anëtaret e familjes, por edhe pjesëtari im i zemrës, nuk duan të jenë jo medial dhe e respektoj vendimin e tij. Jam e lumtur, ndjehem mirë, kam një stabilitet shpirtëror e emocional”, ka thënë Jakupi.
Në këtë intervistë këngëtarja me emocione ka folur për babain e saj më të cilin, kur Leonora ishte e vogël ai i kishte premtuar se do ta shoqëronte në ditën e dasmës.
Babai i Leonora Jakupit, është dëshmor i UÇK-së. PortaliMagazina.com
Për me shumë në minutën e 38-të në linkun e kësaj interviste:















