Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka qartësuar se “votimi i fshehtë”, forma që Lëvizja Vetëvendosje pretendonte se mund t’i obligoj deputetët ta zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, në fakt sipas Kushtetutës së Kosovës nuk është e mundur. Sipas Gjykatës Kushtetuese madnati i deputetit është i lirë dhe se nuk mund të detyrohen ‘kushtetutshmërisht’ për të votuar veç sipas një forme të caktuar. Madje Kushtetuesja sqaron se Kushtetua e Kosovës ka institute kur kërkohet ‘votimi i fshehtë’ duke marrë shembull zgjedhjen e Presidentit, por që tek Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, nuk është rasti.

Kryesuesi ta respektoj rregullorën.

Gjykata Kushtetuese në Aktgjikimin e saj në lidhje me konstituimin e Kuvendit, ka obliguar kryesuesin e seancës konstituive që ta respektoj rregulorën në përpikmëri. Rendi i ditës nuk është çështje vullneti, por normë juridike

Në thelb të vendimit qëndron interpretimi i nenit 76 të Kushtetutës, ku përcaktohet se Rregullorja e Punës së Kuvendit, e miratuar me dy të tretat e deputetëve, ka fuqi të detyrueshme ligjore. Në këtë rregullore, rendi i ditës i seancës konstituive është i përcaktuar në mënyrë taksative:

  1. Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve;
  2. Betimi i deputetëve;
  3. Zgjedhja e Kryetarit;
  4. Zgjedhja e Nënkryetarëve.

Pra, askund në këto pika nuk parashihet si procedurë formimi i komisionit për votim të fshehtë.

Gjykata thekson që çështja e mënyrës së votimit në Seancën Konstituive, përkatësisht nëse e njëjta duhet të jetë në mënyrë të hapur apo të fshehtë nuk është përcaktuar as me dispozitat kushtetuese dhe as në Kreun IV të Rregullores së Kuvendit. Gjykata vëren se Kreu i IV (Konstituimi i Kuvendit) i Rregullores së Kuvendit, në kontekstin e mbajtjes së seancës konstituive nuk përmban asnjë referencë në nenin 53 (Ndryshimi i rendit të ditës), nenin 57 (Mocionet procedurale), si dhe as në nenin 122 (Interpretimi i Rregullores së Kuvendit). Secili nga këto nene të Rregullores së Kuvendit përcaktojnë qartë dhe shprehimisht rrethanat në të cilat shtrihet fushëveprimi i tyre, palët që mund të iniciojnë ato veprime apo autorizimet e tyre, si dhe çështjet për të cilat mund të bëhen apo kohën kur mund të ngritën propozime të tilla. 179. Në vijim, dhe për aq sa është relevante në rrethanat e kërkesës së tanishme, Gjykata i referohet mënyrës së votimit për zgjedhjen e organeve kushtetuese sikurse është paraparë me Kushtetutë. Gjykata vëren që përcaktimet në Kushtetutë për votimin e fshehtë janë të specifikuara në paragrafin 1 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës, përmes të cilit specifikohet që: “Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.”; dhe paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës, përmes të cilit specifikohet që: “Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, […]”. 180. Po ashtu, Gjykata në praktikën e saj gjyqësore, përkatësisht në Aktgjykimin e saj në rastin KO119/14 kishte theksuar që “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetet duhet te jene te pranishëm dhe te votojnë si të dëshirojnë, ne mënyrë te hapur ose te fshehte, te votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund te lirohen nga te vepruarit kështu.” (shih, paragrafin 128 të Aktgjykimit në rastin KO119/14). 181. Tutje, lidhur me deputetët dhe mandatin e tyre, Gjykata në praktikën e saj ka theksuar se sipas nenit 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, “deputetët janë të obliguar të ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” (shih, rastin KO98/11, parashtrues Qeveria e Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 20 shtatorit 2011, paragrafët 58 dhe 59). “Se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në dorën e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjidhje e të zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar. Deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.” (shih, rastin KO72/20, cituar më lart, paragrafi 357).” – thuhet aty.

Tutje në Aktgjykim theksohet se subjekti i parë anipse e ka të drejtën për propozimin e Kryetarit të Kuvendit, nuk ka të drejt ta bllokoj Kuvendin, dhe se duhet të konsultohet dhe është e obliguar për tu konsultuar me partitë e tjera.