Sonte nga ora 20:00, fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës për sivjet.

Bëhet e ditur se “hudhja e larvicideve do të bëhet më 18.06.2025 dhe 19.06.2025, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

“ Ju lutemi për mirëkuptim në rast të ndryshimeve eventuale në orar apo data, pasi aktivitetet varen nga kushtet atmosferike”, thuhet në një njoftim të komunës së Prishtinës.