Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa u shpreh se Kosova duhet të jetë e gatshme të përballet me një botë që është duke ndryshuar vazhdimisht.
Ajo ndër tjera, pati kritika ndaj siç e quajti deputet Albin Kurtin, për siç tha se i solli Kosovës sanksione pas 26 vitesh, transmeton klankosova.tv.
”[Me administratën e parë Trump] Kosova ka bërë transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri si dhe kemi marrë njohjen nga Izraeli”.
”Fatkeqësisht deputetit Albin Kurti, nuk i bëhet vonë. Këto institucione kanë sjellë Kosovën në sanksione, pas 26 vitesh Kosova është në sansksione nga vendet që Kosovën e kanë ndihmuar në liri dhe procesin e pavarësisë”.