Policia e Rajonit të Prishtinës ka ekzekutuar 189 urdhëresa gjyqësore gjatë javës së kaluar, prej tyre 29 për vepra penale.
Sipas njoftimit, janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion, ndërsa në trafik janë shqiptuar 3459 gjoba, përfshirë 630 nga veturat inteligjente dhe me radar mobil, transmeton klankosova.tv.
”Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 189 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 29 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3459 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 630 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil”.