Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është përplasur me avokatin Arianit Kocin, para Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi ky i fundit ka nisur sërish protestën para këtij institucioni i cili nuk po arrin të konstituohet.

“Kape kryne punën mos folni, skam kurrgjë personalisht me ty po kape kryne punën”, tha Koci.

“Nuk je ti ai që më tregon a foli, pritëm qaty foli”, iu kthye Zemaj.

Koci: Jo qe qitu.

Zemaj: Jo ti po kërkush, kurrë hic.

Koci: S’kam me iu lënë me hy

Zemaj: Hera e parë e fundit që me pengon

Koci: S’ke cka fol mas 30 herëve

Zemaj: Ti mos më pengo kurrë, pritëm aty

Koci: Jo ty, po çdo deputet.