Një person është arrestuar në Gjakovë, ku pasi ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, gjatë kontrollit i janë gjetur armë dhe municion.
Policia bëri të ditur se te i dyshuari në Osek Pashë të Gjakovës ka sekuestruar një AK-47 me 566 fishekë dhe një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.
“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se ndaj të arrestuarit është iniciuar rast për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.