Tashmë ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), pjesë e Ministrisë së Bujqësisë.

Bastisja në këtë ministri u zhvillua me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe kishte në shënjestër dyshimet për shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e një fabrike për mbetjet shtazore.

Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.