Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale po raportohet se kanë zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri në detyrë, Faton Peci.

Sipas informacioneve të para, dyshohet për veprimtari të kundërligjshme, ndërsa akoma nuk dihet se kush ka qenë objekt hetimi dhe për cilin rast bëhet fjalë, raporton Klankosova.tv.

Klankosova.tv e ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të konfirmuar rastin, por i njëjti as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar që po zhvillohet operacion policor.

Konfirmim zyrtar nuk ka akoma as nga Policia e Kosovës.