Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, është shprehur sot se rregullat dhe ligjet e Republikës së Kosovës, nuk janë tavolinë sudeze.

Ajo u shpreh se s’mund të vendosësh me to vetëm çfarë pëlqehet, siç insiston Lëvizja Vetëvendosje në një emër që preferon, transmeton klankosova.tv.

”E kemi obligim [pjesëmarrjen në seancë]. Rregullat dhe ligjet nuk janë tavolinë suedezë, ku ne i zgjedhim vetëm ato çfarë na pëlqejnë”.