Seanca e 18-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës do të fillojë në orën 10:30, transmeton Klankosova.tv.

Edhe kësaj radhe, siç duket, Lëvizja Vetëvendosje do të kërkojë emra për Komisionin për votim të fshehtë – një proces që ka dështuar disa herë më parë.

Kujtojmë se as takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike nuk solli një zgjidhje për të zhbllokuar situatën.

Disa prej liderëve i kërkuan presidentes që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një sqarim mbi situatën, ndërsa Osmani tha se do ta bëjë këtë vetëm nëse vazhdon të zvarritet konstituimi i Kuvendit.