Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike.

Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Ata janë të 26-tit dhe të fundit në radhitjen e këngëve që performuan në Eurovision.

Shqipëria elektrizoi skenën me të nisë kënga, ku brohoritjet nga publiku nuk u ndalën për një kohë të gjatë.

Shkodra Elektronike që është përzgjedhur nga CNN si kënga më e vlerësuar nga të gjitha. CNN dje, përmes një artikulli analitik e me humor, të shkruar nga korrespondenti Rob Picheta, i cili e mbulon këtë ngjarje tash e shtatë vite, i ka renditur të gjitha vendet finaliste të këtij edicioni, ku renditjen e ka bërë jo vetëm gjatë performancës në skenë por edhe te ndjesia që çdo këngë e transmeton.

Në këtë artikull, Beatriçe Gjergji tha për CNN-in se kënga “Zjerm” nuk është lloji i tyre i muzikës dhe se nuk janë fansa të mëdhenj të Eurovisionit.

“Për të qenë të sinqertë, kjo mospërfshirje emocionale është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në skenë, dhe për këtë arsye po marrin vëmendjen e merituar nga fansat. Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta diçka mund të ndodhë”, tha ajo për CNN,