Në emisionin Pressing në T7, ku i ftuar është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, kanë diskutuar për skandalin e dyshuar për kontratën për mbetjet e kafshëve.

Derisa Peci mundohet ta arsyetojë kontratën, moderatori Kerquku e pyet se a e shikon ti kur nënshkruan diçka, pasi i thotë se kontrata mban nënshkrimin e tij.

Madje ky i fundit akuzon gazetarët për shpifje.

“Është emisioni ma spekulativ dhe shpifës në historinë e mediave të Kosovës. Hiq mos e merr digitronin. Ka ndodh para 1 jave. Është emisioni më shpifës që ka mujt me ndodh”.

Kerquku i drejtohet Pecit: “t’paskan bo fort nervoz”.

“Unë jam njeri i përgjegjshëm dhe jam prej mishi dhe thoni. Kur ti e sheh në studio televizive qysh abuzohet me opinionin dhe t’i vënë epitetet më katastrofale që mundesh me ja atribu një njeriu”, tha ai.