Kryetar i Lidhjes Demokratke të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se nuk pati kurrëfarë zgjidhje nga takimi i përbashkët i liderëve politikë në Presidencë të Kosovës.
Abdixhiku tha se “u habita” me qëndrimet e shprehura nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili, sipas tij, në takim është shprehur se “nuk ka urgjencë” dhe se pritjet për formimin e institucioneve “janë mediatike, jo të popullit”.
Deklarimi i plotë i Abdixhikut:
Në takim partitë qëndruan në pozizicionet paraprake, nuk ka zgjidhje as iniciativë për zhbllokim. Është për keqardhje, 16 herë përsëritje.
Partia VV s’ka as brengë as urgjencë për zgjidhje.
E propozova qeverinë kalimtare me pika të qarta të definuara, jam i lumtur që pati reflektm pozitiv nga partitë tjera, në përmasën e konsiderimit, përjashto VV që s’kishte as ide të tjera.
Insistimi në ide paraprake pa shumicë parlamentare sjellë ngërçin politik, që është i dëshmëm për Kosovën.
Do të kemi edhe deklaratë politike pas mbledhjes së kryesisë.
Duhet që sa më parë Presidenca të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështje në GjK.
Dallimet janë të qëndrimeve politike, kot takohesh nëse i ke qëndrmet e njëjta, takimi do të duhej të kishte gatishmëri për zgjidhje politike.
Dy partitë tjera dhanë mirëkuptim për këtë plan…por kjo punë vështirë të bëhet pa partinë e parë që i ka 48 mandate.
Bllokada e imponuar nga ta nuk jep zgjidhje.
Asnjë propozim asnjë lëvizje nga dëshirat partiae, u mblodhën për t’i dhënë gjërat që i dimë, ky takim si i tillë nuk pati kurrëfarë kuptimi.
Më habiti shumë fakti që na tha se s’ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është çështje mediatike jo popullore.
Nëse s’ka dakordacnë, zgjedhjet janë zgjidhje përfundimtare.
Askush nuk ka shumicë në parlament, përderisa s’ka hsumicë do të ketë edhe krizë.