Gjysmëfinalja e parë e edicionit të 69-të të Festivalit të Këngës në Eurovision po mbahet sonte në Bazel të Zvicrës. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Shkodra Elektronike, ka performuar sonte me këngën e saj “Zjerm”, duke “pushtuar” skenën e Eurovision 2025 me një performancë energjike dhe plot kreativitet.

Shkodra Elektronike ofruan një miks të muzikës elektronike dhe elementeve tradicionale shqiptare, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

15 shtete ngjitën në skenën e Eurovisionit sonte, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për finalen që do të mbahet të shtunën, më 17 maj.