Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar heshtjen e tij para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Sot mbahet takimi i 15-të i deputetëve të Kuvendit për konsistuimin e tij, por Kurti ka vendosur që asnjëherë të mos adresohet para mediave lidhur me ngjarjet aktuale të politikës.
Ndërkohë që asnjë nga partitë parlamentare nuk ka treguar për ndryshim qëndrimesh.
Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në ndryshim të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehë, ndërkohë që kjo është kundërshtuar nga partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë.
Ndryshimi i mënyrës së votimit ka dështuar të kalojë gjashtë herë.
Kërkesa për ndryshim të formës së votimit është dërguar të hënën për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituim të organit ligjvënës, presidentja e ka ftuar një takim konsultatitv për datën 15 maj. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe AAK-ja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që nga LVV-ja nuk janë deklaruar.