Policia e Kosovës ka thënë se është duke hetuar rrethanat e vdekjes së stilistit Festim Isufi.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, Isufi dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë