Një person është therur me thikë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, rreth orës 22:00.
Për Klankosova.tv, për gjendjen shëndetësore të të lënduarit ka folur Ejup Govori, mjek kujdestar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
I njëjti tha se i lënduari është në gjendje stabile.
“Gjendja e tij është stabile, ka lëndim me mjet të mprehtë, është në trajtim e sipër në Emergjencë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Govori.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin në fjalë është arrestuar një person si i dyshuar