Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren.

Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare, S.Gorenc.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe vajza tjetër e moshë 10-vjeçare si dhe vet i dyshuari, njofton Klankosova.tv.

Siç raporton gazetarja Arbreshë Uka, e lënduara pas trajtimit fillestar në Klinikën Emergjente, është transferuar për në Klinikën e Otolaringologjisë.

Sipas ekipit mjekësor të kësaj klinike, gjendja e pacientes për momentin është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm.