Policia Rajonale në Prishtinë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim thuhet se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, mudn të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].
