Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.

Krasniqi ka thënë se Kurti po e mban peng shtetin me Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare.

“Në mungesë të numrave, Kurti po luan me Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloi e as nuk do të kaloj në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Ndër të tjera ai deklaroi:

“Cka t’ju themi kur sot po mblidhemi për herën e 11-të dhe po e përjetojmë reprizën e përsëritur të VV’së e cila në mungesë të shumicës po e vonon jo vetëm këtë institucion, por edhe vetë shtetin për të cilin secili qytetar ka kontribuar me sakrificë persona.
Unë s’mund të them më shumë se cka kam thënë në të kaluarën, për Albin Kurti, Albulena Haxhiu është më e rëndësishme sesa rreth 1 milion qytetarë që kanë votuar më 9 shkurt dhe që kanë dhënë verdiktin e tyre se si duhet të krijohen institucionet.

Në mungesë të numrave, Kurti po luan me Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloi e as nuk do të kaloj në të ardhmen sepse e ka më të lehtë ta sakrifikojë atë dhe të dal e të matet vetë.

Por, një gjë duhet ta kuptoj Kurti. Nuk mundet me mbajt peng shtetin. E ka mbajtu mjaftueshëm gjatë tashmë. Nëse dëshiron të kemi rrugëdalje, unë i them që duhet ta ndryshoj kandidaten dhe ne si PDK e kemi dhënë mundësi.

Ne jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë tona, por duket se VV duke mos dashur të pranojë humbjen në zgjedhjet e kaluara sepse kërkesa e tyre ka qenë referendum ddhe normalisht që ka dështuar, ai po vazhdon të mbahet peng.

Atyre iu takon të bëjnë hapin e parë, por një gjë le ta kenë të qartë, kur nuk të pëlqen, nuk pajtohesh me të vërtetën nuk mundesh me ndryshu atë, por duhesh me ndryshu vetveten”, tha Memli Krasniqi.