Pjesëmarrja e reperit Noizy në tubimin përmbyllës elektoral të Partisë Socialiste në Dibër, krah Edi Ramës, e ka revoltuar demokratin Sali Berisha.

Berisha sulmoi Ramën, por me këtë rast edhe këngëtarin, që dikush ishte militant i tij, transmeton Klankosova.tv.

“Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë?

Madje kreu i PD-së mendon se superyjet i ka rivali Rama, por beson se nuk do t’i mjaftojnë për fitore.

“Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte.”

Derisa Berisha fliste për Noizyn, një fëmijë nuk ngurroi të tregonte se opozita ka në krah të saj një tjetër artist shumë të njohur në Shqipëri.

“Ne kemi Stresin”, dëgjohet të thotë një fëmijë gjatë mitingut.

Kjo shkaktoi të qeshura mes njerëzve.

Reperi Stresi, jo rrallëherë ka marrë pjesë në tubime të ndryshme në Tiranë gjatë fushatës elektorale të 11 maji