Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të quajtur “Dritarja”.

Klankosova.tv ka kuptuar ekskluzivisht se të dyshuar janë Kushtrim Azemi, A.Azemi (vëllezër – ky i fundit i liruar) dhe Skënder Sindolli.

Pos të arrestuarve, një tjetër gjendet në arrati. Klankosova.tv ka mësuar se bëhet fjalë për Drilon Osmanin i cili dyshohet të jetë jashtë vendit.

“Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), të cilit i janë gjetur 0.44 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. Pastaj, hetuesit e DHTN-së, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë kryer kontrolle në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: rreth 56.9 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, para (euro dhe valuta të shteteve të ndryshme) dhe dëshmi tjera që do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore”, tha policia.

Lidhur me rastin, Policia njoftoi poashtu se ka kryer kontrolle edhe në një shtëpi tjetër, ku janë gjetur edhe 10.8 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore, nëntë fishekë etj.

“Gjatë operacionit policor janë arrestuar, pos të dyshuarit të lartcekur edhe: K.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe S.S., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), po ashtu policia ka njohuri edhe për një të dyshuar tjetër që është në arrati”. Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit (K.A. dhe S.S.), me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftim.

Rreth kësaj ngjarjeje, detaje ka dhënë edhe Prokuroria përmes një komunikate për media ku bëri të ditur se çka u sekuestrua.

Një sasi e narkotikut të dyshuar për Kokainë me peshë 4.9 gram.

Një sasi e parave të valutave të huaja.

Peshore  të vogël digjitale për matje të peshave të vogla me mbetje narkotikut.

17 qese të vogla me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme prej 4.4 gram.

Dy qese me narkotikë të dyshuar të llojit Kokainë me peshë të përgjithshme 45.9 gram.

Shtatë qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë përgjithshme 1.7 gram.

Dy telefona celular njëri i tipit Iphone 16 dhe një i tipit Samsung .

Tri qese me narkotik të dyshuar të llojit Kokainë me peshë totale 10.8 gram.

Nëntë fishekë.

 “Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”, thuhet tutje në njoftim, raporton Klankosova.tv.