Gazetarët sot kanë bojkotuar deputetin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ky aksion simbolik i gazetarëve ndaj deputetit të VV-së, ka ndodhur pas dështimit të votimit të Albulena Haxhiut si kryetare e kuvendit dhe konstituimit të këtij institucioni.

Kjo protestë e gazetarëve përmes injorimit të Kurtit, është bërë për shkak se deputeti në fjalë, nuk ka pranuar të prononcohet për media tash e sa kohë.