Të enjten ka pasur bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci.
Siç raporton Ekonomia Online, hetuesit policorë kanë arrestuar Bedri Dobrën nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje dhe janë larguar nga objekti i Ministrisë.
I njëjti në vitin e kaluar ishte shpallur punëtori i vitit në këtë ministri.